Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-05-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i gjashtë tema -“ Posedimi dhe mbrojtja e posedimit ”

Më 07 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar këto tema: Elementet e posedimit, posedimi i sendeve dhe posedimi i të drejtave, posedimi i ligjshëm dhe jo i ligjshëm, posedimi jo i drejtpërdrejt dhe llojet e padive dhe afati për paraqitjen e padisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike duke trajtuar kështu shembuj të ndryshëm nga praktika. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe online pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :