Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-05-2021

Nën moduli – “Procedura jokontestimore”, sesioni i parë - tema “Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit të Procedurës Jokontestimore”

Më 11 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore” me trajnuese  znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të parë trajnuese nga kjo teme janë trajtuar: Fillimi i procedurës jokontestimore, pjesëmarrësit në procedurë, personat që gëzojnë mbrojtje të posaçme, kompetenca territoriale, parimi i publicitetit dhe tërheqja e propozimit.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me anë të bashkëbisedimit duke trajtuar shembuj rreth çështjes përkatëse. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :