Më 11-12 maj 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID, Projekti Drejtësi Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare dhe patentat”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Florentina Grubi Avokate, znj Kujtesa Neza, avokate, z. Shefqet Berisha drejtor i departamentit ligjor Dogana e Kosovës si dhe z. Isuf Jahmurataj, zyrtar i larte ligjor ne Ministrinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve lidhur me Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare dhe patentat.
Metodologjia e trajnimit ishte i karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar dhe përmbarues privat.
11-05-2021