Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i dytë tema- “Kontrata në ekonomi, punët bankare dhe siguruese”

Më 11 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga ky nën modul janë trajtuar këto tema: Kontratat në ekonomi, disa lloje të kontratave, punët bankare dhe siguruese, punët bankare kredituese, punët e veçanta kredituese dhe punët shërbyese bankare.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar kështu shembuj të ndryshëm. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :