Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i katërt tema- “Kontrata e sigurimit-kompensimi i dëmit”.

Më 14 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion temat të cilat janë trajtuar: Kuptimi i kontratës së sigurimit, karakteristikat e kontratës së sigurimit, detyrimet e palëve kontraktuese, përgjegjësia për dënim ne bazë të fajsisë (subjektive) dhe përgjegjësia për dëmet e shkaktuaranga përdorimi i mjetit motorik.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me anë të bashkëbisedimit. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :