Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-05-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i shtatë tema -“Pengu, hipoteka, barra sendore, dhe e drejta e ndërtimit”

Më 18 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: Llojet e të drejtës së pengut, kontrata e pengut, e drejta ligjore, e drejta e pengut ndaj palëve të treta, regjistrimi i të drejtës së pengut pa posedim, ekzekutimi i të drejtës së pengut, krijimi dhe kontrata e hipotekës, raporti ndaj personave të tretë dhe ekzekutimi jashtëgjyqësor i një hipoteke afariste.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike duke trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :