Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-05-2021

Arbitrazhi

Më 18 maj  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  USAID Projekti Drejtësi Komerciale, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Arbitrazhi”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: znj.Tea Blakaj, Sekretare e pergjithshme e Qendres se arbitrazhit te Odes Ekonomike Amerikane,  z. Korab Sejdiu, Avokat dhe Arbiter z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve për procedurën e arbitrazhit.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar, Avokat shtetëror dhe Avokat.

Shpërndaje :