Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i gjashtë tema- “Efektet e shkëputjes së kontratës”

Më 19 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të kësaj teme  janë trajtuar: Pavlefshmëria e kontratës, kontrata të pavlefshme, kontratat e rrëzueshme, mos përmbushja e detyrimit – vonesa, detyrimet e prapambetura, vonesa e kreditorit, zgjidhja e kontratës, zgjidhja me marrëveshje dhe shkëputja e njëanshme e kontratës si dhe efektet juridike të zgjidhjes së kontratës.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike si dhe me metodën e interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :