Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-05-2021

Nën moduli – E drejta ekonomike, sesioni i shtatë tema- “Pronësia intelektuale”

Më 20 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë  trajtuar: Burimet ligjore të DPI, klasifikimi i DPI, të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, klasifikimi i të drejtave të autorit, kontratat e veçanta të së drejtës autoriale,  kohëzgjatja e të drejtave të autorit, markat tregtare dhe mbrojtja juridike e markave tregtare.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën si me anë të shqyrtimeve duke shkëmbyer përvoja gjyqësore. Trajnimi është  realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :