Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-05-2021

Krimet e urrejtjes

Më 25-26 maj  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me ATRC kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin me temë “Krimet e urrejtjes” Trajnimi  u realizuar ne mënyre fizike.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin : Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Ilirjana Çollaku Tafa, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve në nxitjen dhe  reagimin institucional ndaj krimeve të urrejtjes. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: prokuror dhe bashkëpunëtorë profesional nga prokuroritë.

Shpërndaje :