Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-05-2021

Zhvillimi i tre (3) kurseve të reja në platformën E-learning

Sot, më 26 Maj 2021, Akademia e Drejtësisë pas një pune dhe bashkëpunimi të gjatë me NGO INJECT, ka përfunduar zhvillimin dhe lansimin e 3 kurse trajnuese online, të cilat do të jenë të çasshme 24 orë në platformën e mësimit në distancë të Akademisë E-learning, për përfituesit e saj (gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtor profesional, staf administrativ i gjykatave dhe prokurorive, studentë të Fakultetit Juridik).

Kurset e zhvilluara prekin fushën e Dhunës ekonomike, Alimentacionit dhe Ndarjes së pasurisë së përbashkët mes bashkëshortëve, tema të cilat janë pak të shtjelluara duke shtuar këtu edhe ndryshimet legjislative që kanë ndodhur.

Me anë të këtyre kurseve, Akademia e Drejtësisë synon që përveç trajnimeve të përditshme klasike, t’u ofrojë përfituesve të saj edhe trajnime përmes platformës E-learning, duke ua lehtësuar mënyrën e ndjekjes së trajnimeve, gjithashtu edhe për të shtuar njohuritë dhe informacionet për tematika të ndryshme.

Akademia e Drejtësisë mëton të vazhdojë zhvillimin e kurseve tjera online, ku shumë shpejtë pritet të lansohen edhe kurset rreth Markave tregtare, patentave, dizajnit industrial si dhe kursi rreth Sekuestrimit dhe Konfiskimit.

Vlenë të ceket se shumica e kurseve online, duke përfshirë edhe 3 kurset e lansuara sot, janë të çasshme edhe në gjuhën serbe, dhe do të jenë online në platformë nga dita e lëshimit e deri më    01 Gusht 2021

Linqet për t’i ndjekur kurset trajnuese i gjeni në vegzat e mëposhtme:

https://adelearning.rks-gov.net/goto.php?target=crs_2729&client_id=kjikosovo

 

https://adelearning.rks-gov.net/goto.php?target=crs_2731&client_id=kjikosovo

 

https://adelearning.rks-gov.net/goto.php?target=crs_2730&client_id=kjikosovo

Shpërndaje :