Më 26 Maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta ekonomike” me trajnues z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në këtë sesion temat të cilat po trajtohen janë: Juridiksioni i gjykatës dhe mjetet juridike, fillimi i procedimit të falimentimit, pasojat juridike të hapjes së rastit dhe administrimi i pasurisë së falimentuar.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
26-05-2021