Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-05-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i tretë, tema- “ Procedimi administrativ deri në nxjerrjen e aktit administrativ ”

Më 26 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të sesioni të parë trajnues nga ky nën modul janë trajtuar: Mjetet provuese dhe llojet e tyre, vendimet e ndërmjetme, përfundimi i procesit administrativ dhe akti administrativ i miratuar në heshtje.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :