Më 27-28 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin e JUFREX - Përforcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e medias në Evropën Juglindore është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trajnim per mbrojtjen e sinjalizuesve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Habibe Salihu, prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Deçan, si dhe ekspertja vendore në fushën e Lirisë së Shprehjes znj. Flutura Kusari.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rolin, strukturën dhe detyrimet pozitive nga neni 10 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ).
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët dhe Prokurorët.
27-05-2021