Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-05-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i katërt, tema- “Akti administrativ”

Më 27 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të kësaj teme nga nën moduli “E drejta administrative” janë trajtuar nën temat: Akt administrativ, revokimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ dhe ekzekutimi i akteve administrative.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar përmes rasteve praktike duke trajtuar shembuj konkret rreth nëntemave. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :