Më 28 maj 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin me temë “Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun” trajnimi u realizuar ne mënyrë fizike.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim ishin: z. Astrit Kolaj, Udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun në SKPK
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të zgjerojnë shkathtësitë e tyre në komunikim dhe të njohin perspektiva të reja nga fusha e komunikimit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Zyrtarët përgjegjës për komunikim me media dhe publikun në Prokurori dhe asistentët Kryeprokurorëve.
28-05-2021