Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-05-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i pestë, tema - “ Mjetet juridike ”

Më 28 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar këto tema: Mjetet juridike në procedurën administrative, subjekti i ekzekutimit, mënyrat e ekzekutimit të vendimeve administrative dhe akte që nuk mund të ekzekutohen.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë.Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i përfillur të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :