Më 31 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë në lëmine civile” me trajnues z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar nën temat: Procedura për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në lëmin civile për lutjet që burojnë nga Kosova, dhe për lutjet që burojnë nga shtetet e huaja, e që i drejtohen Kosovës, Juridiksioni sipas Ligjit për Arbitrazhin, Konventa e Luganos, Konferenca e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private (KHDNP) dhe Bashkimi Evropian - rregullativa ligjore në fushën e procedurës civile evropiane si dhe Konventa i Minskut.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë rasteve praktike duke trajtuar çështjet nga bashkëpunimi nderinstitucional si në këtë raste me Ministrinë e Drejtësisë. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
31-05-2021