Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2021

Nën moduli – KEDNJ, sesioni i dytë, tema - “ Gjykata Evropiane dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Më 01 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me trajnues z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga ky nën modul janë trajtuar nën temat: Dallimi në mes të Këshillit të Evropës dhe Këshillit Evropian, dallimi në mes të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe gjykatës evropiane të drejtësisë dhe neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :