Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2021

Procedura gjyqësore ne rastet e mbrojtjes nga dhuna në familje

Më 01 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Procedura gjyqësore ne rastet e mbrojtjes nga dhuna në familje”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën që duhet zbatuar në rastet e dhunës në familje.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Gjykatat Themelore si dhe prokuror nga Prokuroritë Themelore.

Shpërndaje :