Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2021

Specifikat e së drejtës Fiskale, Tatimore dhe Doganore

Më 03 dhe 04 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Specifikat e së drejtës Fiskale, Tatimore dhe Doganore”.

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit të paraparë.

Qëllimi i trajnimit është që fillimisht trajnuesit t’i zhvillojnë pilot trajnimet e përcaktuara sipas temave specifike, si dhe të ipet njohuri e shtuar për përfituesit në çështjet diskutabile si: njohja e dokumenteve doganore, juridiksioni i gjykatës ekonomike, si mund të inicohet procesi gjyqësor në divizionin fiskal, doganimi dhe zhdoganimi i mallit, procedurat ankimore etj.

Gjithashtu do të diskutohen edhe çështjet e eksportit, borxhit doganor, procedurat tatimore, llojet e tatimeve, TVSH, rimburësimi etj.

Si rezultat i lehtësimit të masave nga virusi covid-19, trajnimi është duke u zhvilluar i tipit hibrid, ku disa nga pjesëmarrësit janë prezent fizikisht në trajnim, e disa të tjerë përmes platformës zoom, gjithmonë duke i respektuar masat dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil, si dhe bashkëpunëtorët e tyre profesional.

Shpërndaje :