Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2021

Krimi i Organizuar

Më 03-04 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Krimi i Organizuar”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Prof.Ass.Dr. Fatmir Çollakaj, në fakultetin Juridik AAB.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me krimi e organizuar që sot paraqet formën më të rrezikshme të kriminalitetit dhe për këtë arsye krimi i organizuar si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në  atë ndërkombëtar përbën një nga çështjet më aktuale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtine.

Shpërndaje :