Më 04 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP - Mbështetje për Forcimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i pjesëmarrësve lidhur me menaxhimin efikas dhe të drejtë të dosjeve, duke respektuar parimet bazë të menaxhimit dhe duke u bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore të sistemit prokurorial.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë Stafi administrativ nga Prokuroria.
04-06-2021