Më 04 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me z. Skender Çoçaj, kryesues në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë trajtuar nën temat: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë, arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, Neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë, dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë- ‘’Urdhrat ekzekutiv’’.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë të rasteve praktike duke trajtuar kështu shembullin konkret vendimin e gjykatës evropiane mbi heqjen e lirisë dhe garancitë procedurale. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
04-06-2021