Me 13 janar 2014, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës mbajti një tryeze pune me stafin udhëheqës të IGJK-së. Në këtë tryezë morën pjesë koordinatori i programit, drejtoresha për administratë dhe financa dhe udhëheqësit e programeve.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte përcaktimi i objektivave strategjike për vitin 2014 në zbatim të programeve trajnuese dhe funksioneve të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Gjatë kësaj tryeze u identifikuan objektivat kryesore strategjike për këtë vit dhe u vendosën aktivitetet përkatëse në realizim të këtyre objektivave, përfshirë periudhën kohore dhe personat përgjegjës për zbatim të objektivave strategjike.
16-01-2014