Më 07 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën Apelit.
Në kuadër të sesionit të fundit nga nën moduli “E drejta administrative” janë trajtuar nën temat: Nxjerrja e aktgjykimit, mjetet juridike në konfliktet administrative, ankesa në procedurën administrative gjyqësore, forma dhe përmbajtja e ankesës, mjetet e jashtëzakonshme juridike, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, rishikimi dhe forma dhe përmbajtja e kërkesës për rishikim.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar përmes rasteve praktike duke trajtuar shembuj konkret rreth nën temave. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi, përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
07-06-2021