Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-06-2021

Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve

Më 08-09 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër integritetit seksual të fëmijëve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Isuf Sadiku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me procedurën ku përfshihet mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë, veprimet procedurale, parimet e përgjithshme dhe mbështetja që duhet bërë fëmijës viktimë sipas dispozitave ligjore të KDM.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :