Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-06-2021

Risitë në kompetencat dhe strukturën organizative dhe menaxheriale në sistemin gjyqësor

Më 08 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke   realizuar trajnimin me temë “  Risitë në kompetencat  dhe strukturën organizative  dhe menaxheriale  në  sistemin gjyqësor ” online përmes platformës zoom.

Trajnues i angzhuar në këtë trajnim është: z. Nehat Idrizi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi që përmes temave konkrete të njoftojë stafin administrativ të gjykatave me kompetencat, strukturën organizative, mandatin dhe kornizën ligjore të sistemit gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët ligjorë (përfshirë zyrtarët ligjor të sekretariateve), referentët administrativ dhe zyrtarët për komunikim me mediet dhe publikun.

Shpërndaje :