Më 10 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesionit trajnues janë duke u trajtuar këto nën tema: Trashëgimtarët e domosdoshëm, inventarizimi i pasurisë trashëgimore, regjistrimi i kërkesave të trashëgimlënësit ndaj personave të tretë apo trashëgimtarëve, regjistrimi i disponimeve të trashëgimlënësit me kontratë apo me testament, regjistrimi i borxheve që trashëgimlënësi ua ka personave të tretë dhe pasuria që veçohet nga pasuria trashëgimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi dhe në kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
10-06-2021