Më 11 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të sesionit të fundit nga nën moduli “E drejta trashëgimore” janë trajtuar këto nën tema: Procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, parimet e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë, kompetenca vendore, lëndore funksionale dhe ndërkombëtare,dhe përgatitja e seancës trashëgimore.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë rasteve praktike dhe me metodën interaktive duke shtjelluar çështjet e lartëcekura. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
11-06-2021