Më 16 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “ Shqyrtim kryesor, procedura e provave dhe Barra e te Provuarit në Konfliktin administrativ ” online përmes platformës zomm.
Trajnues të angzhuar në këtë trajnim ishin: z. Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve të analizojë dhe zbërthejnë procedurën e cila zhvillohet nga gjykata në shqyrtimin kryesor, procedurën e provave, identifikimin dhe marrjen e provave apo mënyrën e të provuarit, mjetet provuese në procedurën kontestimore, dhe barra e të provuarit në konfliktin administrativ.
Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional.
16-06-2021