Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-06-2021

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet e Krimit Kibernetik

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me sigurimin e provave elektronike përmes mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke elaboruar  një rast studimi që fillon  me kryerjen e një krimi në vendin A me kryesin në vendin B dhe provat në juridiksione të ndryshme.

Në ditën e parë trajnimi u përqendrua në sfidat me të cilat ballafaqohen gjyqtarët dhe prokurorët duke përfshirë edhe akterët tjerë relevantë gjatë marrjes marrjes së provave elektronike në një ekonomi globale me fokus te Konventa e Budapestit si dhe mundësitë dhe mjetet në dispozicion për bashkëpunimin ndërkombëtar në ndjekjen penale dhe hetimin e krimit kibernetik. Në vazhdim është trajtuar praktika e ndihmës juridike së ndërsjelltë  dhe procedurat duke vënë në pah sistemet e ndryshme ligjore, metodat joformale përkatësisht organizatat dhe rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare që mund të ndihmojnë në këtë fushë.

Në ditën e dytë janë elaboruar në detaje dispozitat thelbësore dhe procedurale të Konventës së Budapestit përmes një rasti studimor. Pjesëmarrësit të ndarë në grupe kanë analizuar rastin studimor dhe secili nga këndvështrimi i tyre kanë ofruar pikëpamjet e tyre për rastin duke elaboruar procedurën e marrjes së provave si dhe detajet tjera të hetimit dhe ndjekjes penale.

Vëmendje të veçantë kishin sfidat aktuale të procesit të Ndihmës juridike të ndërsjellë (NNJ-së),  si mund të ndikojnë sistemet e ndryshme ligjore në efikasitetin e procesit të NNJ duke vënë në pah se  procedura e NNJ-së duhet të plotësohet gjithashtu me procedurat e bashkëpunimit të subjekteve private pasi disa nga aspektet zyrtare të saj vijnë nga Konventa dhe ligjet Kombëtare.

Në ditën e tretë është vazhduar me punën në grupe për hartimin e një kërkese të ndihmës juridike duke përdorë formularët e COE-së e gjithashtu edhe për mekanizmin ndërkombëtarë që kanë përdorë për rastin e tyre, arsyetimin e vendimeve të tyre si dhe aspekte tjera të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive

Përfitues të këtij trajnimi ishin 7 gjyqtarë të cilët ishin nga radhët e Gjykatave Themelore, 7 zyrtarë policor, përkatësisht hetues si dhe 1 nga Qendra për promovimin e të drejtave të grave.

Shpërndaje :