Me 22 qershor 2021, në mbështetje të USAID-it, përkatësisht projektit “Justice Activity” është realizuar takimi i radhës së grupit punues për zhvillimin e doracakut i cili do të përfshijë praktikat më të mira të ndihmës juridike falas.
Qëllimi i takimi ishe diskutimi i përmbajtjes së doracakut bazuar në vlerësimin e nevojave të zyrtarëve të ndihmës juridike falas si dhe akterëve tjerë relevantë nga OJQ-të të cilët me aktivitetet e tyre ofrojnë ndihmën juridike falas dhe hartimi i tij në funksion të lehtësimit të procesit të punës dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të zyrtarëve të ndihmës juridike falas.
Në takim u diskutua përbërja e grupit punues dhe përfshirja e përfaqësuesve të OJQ-ve në këtë grup dhe në procesin në përgjithësi, angazhimi i një eksperti ndërkombëtar i cili do të merrte pjesë në hartimin e draftit të doracakut si dhe plani i punës së këtij grupi deri në finalizimin e doracakut.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga USAID, nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas si dhe nga stafi i Akademisë së Drejtësisë.
22-06-2021