Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2021

Tryezë për çështje nga procedura kontestimore

Më 24-26 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme janë duke realizuar “Tryezën për çështje nga procedura kontestimore”.

Moderator të angazhuar në këtë tryezë janë kryesisht gjyqtar të Gjykatës Supreme, njëherit edhe trajnues të angazhuar në Akademinë e Drejtësisë, z. Shukri Sylejmani, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Albert Zogaj, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, dhe z. Muhamet Rexha, Gjyqtar në Gjykatën Supreme,

Me një fjalë hyrëse tryezën e filloi Drejtori Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu i cili theksoi edhe një herë rëndësinë e kësaj tryeze duke i falënderuar kështu ekspertët në bashkëpunimin dhe ofrimin e angazhimit të tyre dhe pjesëmarrësit, më pas me fjalë rasti vazhdoi edhe znj. Lumnije Shkodra përfaqësuese e OSBE-së ku edhe ajo e cilësoi me rëndësi organizimin e kësaj tryeze.

Fokusi i kësaj tryeze është adresimi i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave nga procedura kontestimore si dhe menaxhimi i lëndëve duke theksuar kështu edhe rëndësinë e parimit të publicitetit si dhe rëndësia e Kushtetutës në zgjidhjen e rasteve kontestimore në gjitha aspektet.

Po ashtu u trajtuan edhe rastet e çështjeve familjare, me theks të veçantë divorci, alimentacioni dhe besimi i fëmijëve.

Metodologjia e tryezës është diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.

Përfitues të kësaj tryeze janë Gjyqtarët e Gjykatave të nivelit Themelor.

Shpërndaje :