Për të zgjeruar bashkëpunimin me institucionet tjera me qëllim të ofrimit të mundësisë për praktikë, me 31 janar 2014 në Institutin Gjyqësor të Kosovës përfunduan praktikën katër studentë të Kolegjit UBT.
Gjatë periudhës dymujore studentët praktikantë patën mundësi të mësojnë për së afërmi punën e IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e IGJK-së, mësuan hartimin e raporteve për trajnimet përkatëse si dhe asistuan në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në IGJK.
Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata.
31-01-2014