Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-03-2014

Fuqizimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar- Konventa Ndërkombëtare për rrëmbimin e fëmijëve

Me 14 mars 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin Twining të BE-së realizoi trajnimin e radhës lidhur me  Rrëmbimin Ndërkombëtar të Fëmijëve.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të procedurës në rastet e rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan aspekte shumë të rëndësishme lidhur me të drejtën dhe procedurën për rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, procedurat paralele në dy shtete me fokus të veçantë në kthimin dhe paraburgimin.

Në pjesën e pasdites janë prezantuar raste të avancuara studimore që kanë pasur të bëjnë me masat e përkohshme në këtë procedurë me ç’rast pjesëmarrësit demonstruan shkathtësitë e tyre në zgjidhjen e çështjes ligjore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët që merren me rastet e rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Apelit, bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Themelore Prishtinë si dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë.

Shpërndaje :