Më 03 prill 2014, në kuadër të Programit për Trajnim të Vazhdueshëm është realizuar sesioni trajnues i radhës me temën “Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikut”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me vlerat juridike të parimit të pavarësisë dhe paanësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në këtë trajnim u shtjelluan çështjet lidhur me Parimin e pavarësisë dhe paanësisë- faktorët që cenojnë këto parime, profesionalizimi, integriteti dhe dinjiteti moral i gjyqtarit/prokurorit si dhe faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që zbehin besimin e publikut.
Kjo tryezë u përqendrua në diskutimet rreth udhëzimeve të zbatueshme etike dhe normat e tjera të mirësjelljes dhe shfrytëzimi i shembujve real të cilat përmbajnë dilema të mundshme etike për tu inkurajuar eliminimi i tyre.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës
03-04-2014