Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-04-2014

Ligjëratë e Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë para kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë

Me 3 prill 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës priti për vizitë Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë z. Peter Blomeyer i cili mbajti një ligjëratë para kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët po ndjekin trajnimin fillestar në IGJK.

z. Peter Blomeyer në ligjëratën e tij u fokusua në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, rëndësinë e ndërtimit të besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, gjendjen e sistemit të drejtësisë si faktorë me rëndësi për tërheqjen e investitorëve të huaj, si dhe ndihmën dhe angazhimin e shteteve anëtare të BE-së për sistemin e drejtësisë përmes dërgimit të gjyqtarëve të EULEX.

Ligjërata e ambasadorit ishte mjaft interaktive, me c’rast kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë patën rastin të pyesin për temat në fokus të ligjëratës si dhe sistemin e drejtësisë në Gjermani.

Shpërndaje :