Nga data 14-19 prill 2014, kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar do të jenë për vizitë në Akademinë e Drejtësisë në Turqi.
Në fokus të programit të trajnimit do të jetë tema për Terrorizmin dhe krimin e organizuar, metodat e ndjekjes së terrorizmit dhe krimit të organizuar, burimet e financimit të terrorizmit, metodat e hetimit dhe ndjekjes si dhe raste nga praktika gjyqësore e Turqisë.
Kandidatët do të kenë mundësi të vizitojnë edhe vende të karakterit social, kulturor dhe historik.
11-04-2014