Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2014

"Barazia gjinore”

Më 23 prill 2014, IGJK ka realizuar trajnimin me temën “Barazia gjinore”. Çështjet e trajtuara në kuadër të këtij trajnimi ishin: instrumentet ndërkombëtare për barazi gjinore dhe legjislacioni vendor gjatë trajtimit të të drejtave të grave, çështjet kyçe procedurale lidhur me kërkesën për urdhër mbrojtje dhe urdhër për mbrojtje emergjente, si dhe çështjet e të drejtave themelore të barazisë së grave dhe burrave në trashëgimi dhe ndarjen e pronës së përbashkët në rastet e shkurorëzimit.       

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit t’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe hulumtuese për zbatimin e standardëve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor për të drejtat e njeriut dhe të drejtave të gruas në veçanti. Në të njëjtën kohë janë analizuar obligimet shtetërore ndaj të drejtave të gruas dhe rastet praktike me të cilat ballafaqohen femrat me rastin e kërkimit  të të drejtave të tyre.
Gjatë këtij trajnimi përmes rasteve nga praktika u nxorën konkluzione dhe rekomandime për adresimin e çështjeve problematike dhe plotësimeve në kornizën ligjore me qëllim të eliminimit të zbrazëtive juridike dhe ngritjen e mekanizmave të tjerë të nevojshëm.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunetorë profesional nga Gjykatat Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Shpërndaje :