Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-05-2014

Trajnim “Hetimi i rasteve të rënda të korrupsionit”

22 maj 2014, IGJK në bashkëpunim me B&S Europe realizoi trajnimin me temën “Hetimi i rasteve të rënda të korrupsionit”.

Ky trajnim kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin dhe mundësinë e përmirësimit të hetimit të rasteve të rënda të korrupsionit, gjë e cila kërkon një angazhim të madh të prokurorëve hetueseve policor dhe të gjithë zyrtareve të tjerë për zbatimin e ligjit.

Gjatë këtij trajnimi nga trajnues vendor dhe ndërkombëtarë u trajtuan çështjet rreth definimit të korrupsionit, infrastrukturës ligjore, karakteristikave themelore, masave parandaluese të korrupsionit si dhe praktikave të luftimit të korrupsionit.

Po ashtu, vëmendje iu kushtua edhe kompetencave dhe autorizimeve që ka Njësia e Inteligjencës Financiare, sekuestrimit të përkohshëm, menaxhimit të aseteve të sekuestruara dhe aseteve të konfiskuara nga Agjencia e Menaxhimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës, si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe nga ATK-ja.

Shpërndaje :