Më 29 maj 2014, IGJK ka organizuar një trajnim ku për temë diskutimi ishin mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet rreth dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me mjetet e rregullta juridike në procedurën penale, të cilat ushtrohen për shkak të shkeljeve të kodit penal dhe vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe për mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale.
Në fokus të trajnimit ishte ankesa si mjet i rregullt juridik në procedurën penale dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike si: procedura për rishikimin e procedurës penale dhe pa rishikimin e procedurës penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Ky trajnim u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv, ushtrimeve të ndryshme nga praktika gjyqësore dhe nxjerrjes së rekomandimeve konkrete rreth aplikimit të dispozitave ligjore të lidhura me temat e trajtuara.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës, prokurorë nga prokuroria e apelit dhe bashkepunëtor profesional.
02-06-2014