Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-09-2021

Zbatimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti

Më 16 shtator  2021, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Zbatimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me zbatimin e unifikuar te legjislacionit ne fuqi për pensione.

Metodologjia e trajnimit ishee karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin Gjyqtar nga niveli themelor

Shpërndaje :