Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-09-2021

Procesi i Likuidimit vullnetar të ndërmarrjeve shoqërore, shqyrtimi para Autoritetit të Likuidimit dhe trajtimi gjyqësor në Dhomën e Posaçme

Më 17 Shtator 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Procesi i Likuidimit vullnetar të ndërmarrjeve shoqërore, shqyrtimi para Autoritetit të Likuidimit dhe trajtimi gjyqësor në Dhomën e Posaçme”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin z. Sahit Sylejmani, Gjyqtar  në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, z. Sabri Halili, Gjyqtar  në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth shqyrtimit të procedurës administrative dhe gjyqësore, përmes së cilave trajtohen kërkesat kreditore dhe pronësore ndaj Ndërmarrjeve Shoqërore në likuidim. 

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin Gjyqtarët nga Gjykata Supreme e Dhomë së Posaçme, Gjykata e Apelit si dhe Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :