Më 21 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veqantë ” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të shtetit.
Në kuadër të sesionit të dytë trajnues nga ky nën modul temat që po trajtohen janë: shtrëngimi, privimi i kundërligjshëm i lirisë, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve dhe kontrollimi i kundërligjshëm.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
21-09-2021