Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-09-2021

E Drejta Ekologjike e BE-së - Konventa e Arhusit, Rregulloret, direktivat, dhe aktet tjera juridike të BE –së

Më 23 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me Institutin Evropian të Administratës Publike - EIPA Luxemburg, janë duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë E Drejta Ekologjike e BE-së - Konventa e Arhusit, Rregulloret, direktivat, dhe aktet tjera juridike të BE –së”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Visar Morina, profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik dhe z. Igor Dizdarcvic,

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi të drejtën Ekologjike të Bashkimit Evropian.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore.

Shpërndaje :