Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, sesioni i gjashtë, tema - “ Shtytja ”

Më 27 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal - pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Hashim Qollakaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Shtytja – përgjegjësia penale dhe ndëshkimi i shtytësit, ndihma, dhe bashkimi kriminal.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :