Më 27 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veçantë ” me trajnues z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Gjatë këtij sesioni trajnues temat që po zhvillohen janë: Vjedhja, vjedhja e shërbimeve, vjedhja e rëndë, vjedhja grabitqare, shpërdorimi i pasurisë së huaj dhe uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
27-09-2021