Më 29 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veçantë ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere, keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve, dhe shkretërimi dhe vjedhja e pyjeve.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike, dhe metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup e ka ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
29-09-2021