Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-10-2021

Implikimet Praktike të Ligjit për Shoqëritë Tregtare

Më 05 Tetor 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është duke vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Implikimet Praktike të Ligjit për Shoqëritë Tregtare”.

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit dhe pilot trajnimeve të parapara.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të fitojnë më shumë njohuri rreth llojeve të shoqërive tregtare dhe funksionit të ARBK-së, natyrës së organizimit të shoqërive tregtare dhe strukturës pronësore të tyre, të drejtat dhe detyrimet e shoqërive tregtare, kapitalit të tyre, numrit të punëtorëve etj.

Gjithashtu gjatë trajnimit do të prezantohen edhe shembuj praktik nga rregullimi i shoqërive tregtare dhe aspektit ligjor.

Trajnimi është duke u zhvilluar virtualisht përmes platformës ZOOM, si rezultat i masave të sigurisë ndaj luftimit të pandemisë COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil dhe bashkëpunëtorët e tyre profesional.

Shpërndaje :